LËVIZJE të reja në Policinë e Shtetit/ Ja kush vjen
- 21 hours ago
- 1 min read
Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar disa drejtues të rinj në qarqe dhe komisariate të ndryshme të vendit.
Sipas vendimeve të marra, Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Po ashtu, Drejtues Dashamir Spaho, i shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ndërkohë, Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi ka fituar konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Ndryshime ka pasur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ku Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën e drejtorit të kësaj drejtorie, pas dorëheqjes nga posti dhe me kërkesën e tij, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
Gjithashtu, Kryekomisar Idris Daulle është emëruar në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ndërsa Komisar Klodjan Çeka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, po në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Po ashtu, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Ndryshimet e fundit vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në Policinë e Shtetit dhe synojnë plotësimin e posteve drejtuese në disa prej drejtorive dhe komisariateve në vend.
"KORÇA BOOM"
















