top of page

Makina bie në lumin Bistricë, kalimtarët dhe një infermiere e huaj rikthejnë në jetë shoferin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9, 2025
  • 1 min read

Updated: Aug 10, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Bistricë.

Automjeti i markës “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.


Kalimtarë të rastit janë hedhur për të shpëtuar drejtuesin e mjetit duke e nxjerrë nga makina nën ujë. Për fat të mirë aty është gjendur edhe një infermiere e huaj, e cila i ka asistuar menjëherë.


Fillimisht 80 vjeçari nuk ka reaguar, pas frymëmarrjes së dhënë ka reaguar po nuk ka folur. Menjëherë 80 vjeçari Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, pas plagëve të marra nga rënia.


Sipas bluzave të bardha, pas ndihmës në spital është jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit./ NOA

“KORÇA BOOM”


bottom of page