Mandati i Dumanit në përfundim, kush do të drejtojë SPAK-un për tre vitet e ardhshme
- Korca Boom
- 35 minutes ago
- 1 min read
SPAK-u pritet të ketë një drejtues të ri në fund të këtij viti, pasi mandati i kryetarit aktual përfundon pas tre vitesh, siç përcakton ligji. Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku kandidatët do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas do të votohet për kreun e ri të institucionit.
Gjatë tre viteve në krye të SPAK-ut, Altin Dumani ka treguar se me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin, Prokuroria e Posaçme mund të çojë para drejtësisë edhe individë që konsideroheshin “të paprekshëm”. Ky mandat ka shënuar disa nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit.
Burime jozyrtare kanë bërë të ditur se deri tani janë katër emra që përfliten si kandidatë për postin e kreut të SPAK-ut. Më i përmenduri është Adnan Xholi, i cili është parë shpesh pranë Dumanit në komisione parlamentare dhe takime publike.
Një tjetër kandidat është prokurori Vladimir Mara, i njohur për firmën e tij në disa nga dosjet më të rëndësishme të SPAK-ut.
Në garë është gjithashtu edhe Klodian Braho, i cili ka drejtuar dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe çështjen e njohur si “5D”
.
Kandidatura e katërt është Anita Jella, një prokurore e vlerësuar për integritetin e saj. Nëse do të zgjidhej, ajo do të ishte gruaja e parë që do të drejtonte SPAK-un, duke shënuar një moment historik për institucionin.
“KORÇA BOOM”
