top of page

Matura Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot testit të Matematikës.


Ky është provimi i tretë që zhvillohet, ndërsa më më 23 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje, duke i hapur rrugë kështu vijimit të tyre në arsimin e lartë.


Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.


Ministrja Mirela Kumbaro u ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe stafeve të institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.


“Një ditë të mbarë për të gjithë maturantët që sot ulen në banka me emocionin e provimit të matematikës, për të gjithë mësuesit që kanë punuar në mënyrë të palodhur dhe administruesit e këtij procesi”, ka thënë ajo.

“KORÇA BOOM”


bottom of page