top of page

Mbyllet Edicioni i 12-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “KoKo Fest”/ Ja si janë ndarë çmimet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 7
  • 1 min read

Edicioni i 12-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “KoKo Fest” u përmbyll mbrëmë në Korçë me një atmosferë të jashtëzakonshme arti dhe emocionesh.


Shfaqja “Vendi më i humbur në Shqipëri” nga Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit u shpall fituese e këtij edicioni, duke rrëmbyer plot pesë çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë për Andia Xhungën, aktori protagonist më i mirë për Gentian Zenelajn, aktori i ri më i mirë për Aleks Seitaj, si dhe çmimin e publikut.


Nata përmbyllëse u pasurua gjithashtu nga një ekspozitë karikaturash të artistit Ardi Karanxha, ndërsa mbrëmja artistike u mbyll në skenë me shfaqjen “Komedia e Zezë” nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit, duke vulosur fundin e këtij edicioni të paharrueshëm.

 Fitues të këtij edicioni të “KoKo Fest”


• Shfaqja më e mirë - “Vendi më i humbur në Shqipëri”

• Regjia më e mirë - Andia Xhunga

• Çmimi i karrierës - Gëzim Kame

• Aktori protagonist më i mirë - Gentian Zenelaj

• Aktorja më e mirë protagoniste - Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno

• Aktori më i mirë joprotagonist - Ylber Bardhi

• Aktorja më e mirë joprotagoniste - Liridona Bytyqi

• Artisti i ri më i mirë – Aleks Seitaj

• Artisti i ri më i mirë - Endri Çela

• Çmimi i publikut - “Vendi më i humbur në Shqipëri”

• Kostumografia më e mirë - Sofia Kara

• Skenografia më e mirë - Beqo Nanaj

• Çmimi FresKOKO - Shfaqja Zullulandia


Faleminderit të gjitha trupave pjesëmarrëse dhe publikut të mrekullueshëm që edhe këtë vit e shndërruan Korçën në kryeqytetin e humorit dhe të komedisë.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page