Mbyllet perimetri, mediat jashtë: PS feston 35 vite në aktivitet të kufizuar
top of page

Mbyllet perimetri, mediat jashtë: PS feston 35 vite në aktivitet të kufizuar

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Partia Socialiste e Shqipërisë mban sot në orën 17:30 aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të saj, në Sheshi Italia.


Sipas burimeve paraprake, pjesëmarrësit pritet të qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë ceremonisë, ndërsa i vetmi që do të mbajë fjalim është kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama.


Gjatë aktivitetit parashikohet gjithashtu transmetimi i disa materialeve filmike që lidhen me historikun dhe rrugëtimin e partisë gjatë 35 viteve të saj.


Ndërkohë, mësohet se janë vendosur masa të shtuara sigurie dhe për këtë arsye mediat nuk lejohen të hyjnë brenda perimetrit të rrethuar ku po zhvillohet aktiviteti.


Eventi vjen në një moment simbolik për partinë, e cila shënon më shumë se tri dekada e gjysmë aktivitet politik në Shqipëri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page