top of page

Mbërritja e Kryepiskopit Joan në Kostandinopojë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Të premten, më 13 qershor 2025, në orën 15:00, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.


Në zonën VIP të aeroportit, Kryepiskopi u prit me nderime nga Mitropoliti i Sillivrisë, z. Maksim, dhe Nënsekretari i Sinodit të Patriarkanës së Kostandinopojës, dhjakon Oikoumenios. Në pritje mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll, z. Armand Shandro, i cili shprehu mbështetjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare për këtë vizitë.


Pas mbërritjes, delegacioni u akomodua në hotelin “Grand Hyatt Istanbul”, ku do të qëndrojë gjatë vizitës zyrtare.


Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkishtare dhe thellimin e dialogut vëllazëror brenda Kishës Orthodhokse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page