Me ambulancë nga burgu drejt spitalit, çfarë po ndodh me Veliajn?
Kryetari i pezulluar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar mesditën e sotme me ambulancë nga burgu i Durrësit drejt një spitali privat në kryeqytet.
Lëvizja e tij vjen në një kohë kur kërkesat për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” janë rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura shkaqet zyrtare të transportimit të Veliajt drejt spitalit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një kontroll rutinë apo për një problem shëndetësor që ka kërkuar trajtim të specializuar.
Më herët, Veliaj kishte lënë ambientet e paraburgimit për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore, pas së cilës ishte rikthyer në burg nën shoqërimin e forcave të policisë.
Pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me gjendjen e tij dhe arsyen e transportimit në spital.
“KORÇA BOOM”
















