top of page

Me foton dhe firmën e Trump, zbulohet dizajni i ri i pasaportës amerikane për 250-vjetorin

  • 1 hour ago
  • 2 min read

Pasaporta e posaçme do të përfshijë ilustrime përkujtimore të lidhura me themelimin e Amerikës, si edhe portretin dhe firmën e Donald Trump…


Për të shënuar 250-vjetorin e Amerikës këtë verë, qytetarët amerikanë mund të pajisen me një pasaportë të SHBA-së në edicion të kufizuar, e cila përmban portretin e presidentit Donald Trump, raportoi fillimisht Fox News.


Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi dizajnet e posaçme të pasaportës për Usa Today në një email më 28 prill.


“Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e Amerikës në korrik, Departamenti i Shtetit po përgatitet të nxjerrë një numër të kufizuar pasaportash të dizajnuara posaçërisht për të përkujtuar këtë rast historik,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.


“Këto pasaporta do të përfshijnë ilustrime të personalizuara dhe pamje të përmirësuara, duke ruajtur të njëjtat elemente sigurie që e bëjnë pasaportën amerikane një nga dokumentet më të sigurta në botë,” shtoi ai.


Sipas modeleve paraprake të shpërndara nga agjencia, kopertina e brendshme do të paraqesë presidentin Trump dhe firmën e tij së bashku me Deklaratën e Pavarësisë. Një faqe tjetër do të ketë një skenë të Etërve Themelues duke nënshkruar dokumentin e vitit 1776. Të dyja faqet kanë si sfond flamurin amerikan.


Kopertina e pasme do të përmbajë një paraqitje të flamurit, me numrin “250” në qendër të një rrethi me 13 yje.


Sipas Departamentit të Shtetit, pasaportat për përvjetorin do të jenë të disponueshme vetëm në Agjencinë e Pasaportave në Uashington për qytetarët amerikanë që aplikojnë për një dokument të ri identifikimi, deri sa të mbarojnë rezervat. Agjencia nuk bëri të ditur sa pasaporta të këtij edicioni të veçantë do të prodhohen. Për marrjen e një pasaporte me dizajnin e ri nuk do të ketë tarifë shtesë


Data e pritshme e publikimit është korriku, për të përkuar me aktivitete të tjera për 250-vjetorin, përfshirë një transformim 16-ditor të National Mall në një panair të madh shtetëror amerikan me gara blegtorale dhe aktivitete rodeo./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page