top of page

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e ish-mësuesit dhe ish-drejtuesit të shkollës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Me hidhërim dhe trishtim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të ish-mësuesit dhe ish-drejtuesit të shkollës, Panajot Vaso Plaka. Gjatë gjithë karrierës së tij, Panajoti jo vetëm që formoi breza të tërë nxënësish me dije dhe moral, por gjithashtu u bë një shembull i përkushtimit dhe përgjegjshmërisë për kolegët dhe stafin e shkollës.


Kontributi i tij në edukimin dhe udhëheqjen e shkollës do të mbahet mend gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.


Ne i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektonin Panajotin.


E dimë se kjo humbje e madhe lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por shpresojmë që kujtimi dhe vlerat që ai la pas të jenë një burim force dhe frymëzimi për të gjithë.


Qofsh në krahët e engjëjve në Parajsë, i dashur Pano!


Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.

"KORCA BOOM"


bottom of page