“Mendova se ishte i ndarë”/ Këngëtarja tregon çfarë ndodhi me kompozitorin
Këngëtarja ka rrëfyer publikisht ndjenjat e saj për një kompozitor, duke treguar se e kishte vlerësuar shumë dhe e kishte konsideruar një nga njerëzit më të besuar të jetës së saj.
Ajo u shpreh se ndjenjat që kishte krijuar për të ishin të sinqerta dhe se kishte qenë e gatshme të bënte gjithçka për ta parë të lumtur dhe të qetë, duke marrë parasysh edhe ngarkesat profesionale me të cilat ai përballej.
“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime. Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra”, rrëfeu këngëtarja.
Ajo sqaroi gjithashtu se, në atë periudhë, kishte besuar se kompozitori ishte i ndarë. Sipas saj, kur mësoi se situata nuk ishte ashtu siç e kishte menduar, vendosi të tërhiqej.
Këngëtarja tregoi se kishte qenë në dijeni të ekzistencës së një sistemi alarmi, por jo se bëhej fjalë për kamera sigurie. Ajo theksoi se nuk dëshironte të zbulonte më shumë detaje, pasi nuk donte të cenonte një familje.
“KORÇA BOOM”
















