top of page

Merkato "ndezet" në Pogradec, sulmuesi nigerian bashkohet me skuadrën

  • 3 days ago
  • 1 min read

Pogradeci vijon të jetë shumë aktiv në merkaton e verës, duke zyrtarizuar një tjetër afrim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Sulmuesi nigerian Godswill Chinwendu është lojtari më i ri i skuadrës liqenore.


Pas eksperiencës me Besën gjatë sezonit të kaluar, Chinwendu ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Pogradeci, ku pritet të jetë një nga armët kryesore në fazën sulmuese për sezonin e ri.


Futbollisti ka zhvilluar sot edhe seancën e parë stërvitore me ekipin, duke nisur menjëherë punën nën urdhrat e stafit teknik dhe duke u bashkuar me grupin në fazën përgatitore.


Me këtë lëvizje, Pogradeci konfirmon edhe një herë ambiciet për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit vijojnë të përforcojnë organikën me lojtarë që pritet të rrisin cilësinë dhe konkurrencën në skuadër.

“KORÇA BOOM”


bottom of page