Mero Baze dhe Erion Veliaj, intriga dhe th*ka pas shpine
- Korca Boom
- 3 days ago
- 3 min read
Mero Baze ose siç njihet ndryshe “Plaku Mere” ka nisur me intrigat dhe thikat pas shpine ndaj Kryeministrit Edi Rama. Prej kohësh në editorialet e llojit të tij, Mero Baze artikulonte se nëse Gjykata e Lartë nuk e lironte Erion Veliajn nga burgu atëherë ishte Edi Rama ai që e kishte arrestuar.
Pasi Gjykata e Lartë dha vendimin për lënien në burg të Veliajt, Mero tha se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës duhet të flasë. Teza e tij u shkrua, por nuk u publikua.
U hoq nga editoriali i tij i famshëm ku deklaronte se anëtarët e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë ishin të majtë, por ata e kishin në mend Erionin për shkak të distancës higjienike që kishte mbajtur Edi Rama dhe presionin që kishte bërë SPAK-u.
Gjykata e Lartë e la në burg Erionin ndërsa Mero Baze vazhdoi intrigën e tij duke kërkuar që Veliaj të flasë. Ndaj kujt do të flasë Erioni? Për kë do të flasë? Për më tepër lexoni në artikujt e mëposhtëm qëndrimet e CNA-së
Mero Baze prishet me Ramën
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shpine dhe këto i ka filluar me kryeministrin Edi Rama.
Nuk dihet gjithë kjo dashuria e Mero Bazes për Erion Veliajn, të cilin e kishte zgjedhur trashëgimtar dhe e donte së tepërmi, por mesa duket vetëm Mero i ka ngelur Erionit dhe askush tjetër.
Ndoshta dhe krisja e marrëdhënies së Mero Bazes me Edi Ramën fillon dhe mbaron tek Erion Veliaj.
Në fakt, së fundi u mësua se Mero Baze kishte artikuluar se në rast se Gjykata e Lartë nuk e lironte Erion Veliajn nga burgu atëherë ishte Edi Rama ai që e kishte arrestuar.
Por çfarë ka ndodhur më pas?
Më pas, ka ndodhur një tjetër artikulim nga Mero Baze.
I shkruar në editorialin e ditës kur dha vendimin Gjykata e Lartë, por me një pasazh të hequr.
Mero Baze shkroi se tani që Gjykata e Lartë e mbajti në arrest Erion Veliaj duhet të flasë.
Teza e tij u shkrua, por nuk u publikua. U hoq nga editoriali i tij i famshëm ku deklaronte se anëtarët e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë ishin të majtë, por ata e kishin në mend Erionin për shkak të distancës higjienike që kishte mbajtur Edi Rama dhe presionin që kishte bërë SPAK-u. E gjithë kjo një gënjeshtër, por gjithsesi Erioni qëndroi në burg dhe Mero Baze vazhdoi intrigën e tij duke kërkuar që Erioni të flasë.
Ndaj kujt do të flasë Erioni?
Për kë do të flasë?
Dhe, pak ditë më parë pamë një mesazh të Erion Veliajt të stilit alla Mero Baze që kur të flas unë ti do të jesh lajm i fundit.
Kujt ia çonte këtë mesazh të koduar përveçse kryeministrit?
Sepse në Partinë Socialiste Erion Veliajn nuk e donte askush, ai ishte një çiban në atë parti, i ardhur nga Mjaft-i që kishte bërë protesta për të rrëzuar socialistët në vitin 2005. I hodhi në rrugë. Shkaku që socialistët shkuan në opozitë, një nga ato ishte Erion Veliaj dhe Mjaft-i.
Më pas me G99 nuk mori dot as 10 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, dhe u fut në parti, u bë dhe udhëheqës, mori poste drejtuese, ku në fakt socialistët, për të mos thënë atë fjalën tjetër, nuk e shikonin dot me sy.
Dhe një nga mbështetësit kryesorë të shkuarjes së Veliajt në kupolën e PS-së ka qenë dhe Mero Baze, i cili tashmë me Erionin në burg mendon se mund t?i shpëtojë karrigen politike, mund ta kthejë më të fortë në krye të PS-së dhe ka filluar kërcënimet dhe intrigat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Së pari, me faktin që Mero Baze e ka artikuluar shpesh se ishte Edi Rama ai që e kishte futur Erion Veliajn në burg, megjithëse shkruante se e kishte bërë Ols Dado për një shtesë lejeje, të cilën Erioni e kishte refuzuar, një gënjeshtër kjo e zbërthyer. Sot, pas 13 ditësh, ende nuk është publikuar dhe jemi përballë faktit tani që Mero Baze po artikulon tezën që Erion Veliaj duhet të flasë, por ka ndodhur dhe një mesazh i koduar i nxjerrë në ?TikTok?.
Një intrigë e qartë, një thikë pas shpine, një kërcënim ndaj Ramës që vjen nga Mero Baze dhe Erion Veliaj, ky i fundit nga halli se është në burg, ndërsa ai i pari nga halli për të marrë lekët e atij që është brenda, pasi e ka pasur një nga sponsorët kryesorë dhe sipas të dhënave mund të ketë përfituar të paktën 500 mijë euro nga të ardhurat zyrtare për të tjerat nuk ka të dhëna, por dyshohet se mund të jenë me miliona euro./ Marrë nga CNA.al
“KORÇA BOOM”
