Mesazh urgjent në grupet e PD-së, thirrje për t’iu bashkuar protestës
- 14 hours ago
- 1 min read
Pas disa ditësh pritjeje dhe qëndrimi të rezervuar, Partia Demokratike duket se ka vendosur të angazhohet zyrtarisht në protestën që po zhvillohet prej një jave në Tiranë.
Në grupet e komunikimit të demokratëve është shpërndarë një mesazh ku mbështetësit ftohen të mblidhen në orën 18:00 pranë Piramidës, te stacioni i autobusit, për t’iu bashkuar protestës.
Ky zhvillim vjen në një moment kur protesta ka fituar mbështetje të konsiderueshme qytetare dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Deri më tani, Partia Demokratike kishte shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë, duke mbajtur një pozicion të kujdesshëm ndaj organizimit të saj.
Me thirrjen e shpërndarë për strukturat dhe simpatizantët, demokratët pritet të marrin pjesë për herë të parë në mënyrë të organizuar në protestë, duke i dhënë asaj edhe një dimension politik më të dukshëm.
“KORÇA BOOM”
















