top of page

Nga protesta në politikë? Propozohet krijimi i një force të re politike

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një protestuese që mori fjalën gjatë tubimit të zhvilluar para Kryeministrisë ka propozuar krijimin e një force të re politike, duke e konsideruar atë si alternativën e vetme përballë qeverisë aktuale.


Pasi recitoi disa vargje të Fan Nolit, ajo iu drejtua protestuesve me një mesazh të qartë, duke deklaruar se largimi i kryeministrit Edi Rama nuk mjafton dhe se qytetarët duhet të organizohen politikisht për të sjellë ndryshim.


Sipas saj, protesta duhet të shndërrohet në një lëvizje të strukturuar politike, me mijëra themelues dhe një program të qartë për të ardhmen.


“Duhet të krijojmë një parti! Të jemi mbi 3000 themelues! Të mbajmë një mbledhje themeluese! Të çojmë një kërkesë te Gjykata e Tiranës që brenda 30 ditëve të miratohet!”, deklaroi ajo mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të protestuesve.


Propozimi i saj erdhi në kuadër të protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë dhe projektit të Zvërnecit. Tubimet janë shoqëruar me pankarta, fjalime dhe marshime, ku pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj politikave të qeverisë dhe projekteve të konsideruara të diskutueshme.


Mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të mbetet një deklaratë spontane gjatë protestës apo do të shndërrohet në një nismë konkrete politike në ditët në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page