top of page

Mesazhi prekës i ministres Mirela Kumbaro për 17-vjeçarin: “Një lojë e lënë përgjysmë…”

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një lojë e lënë përgjysmë ndali pabesisht zemrën e njomë të Florit, nxënësit 17-vjeçar të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”. Në një çast, u shua buzëqeshja e tij dhe u ngrinë fytyrat e shokëve e mësuesve, duke na e marrë padrejtësisht nga mes nesh dhe duke lënë pas një dhimbje të thellë që s’gjen fjalë për t’u shprehur.


Kjo e premte mbetet e rëndë për të gjithë ata që e njohën, një ditë që solli pikëllim dhe heshtje.


Ngushëllime të sinqerta prindërve, familjes, mësuesve dhe shokëve të tij.Qofsh i parajsës, Flori.

“KORÇA BOOM”


bottom of page