top of page

Miqësia mes Korçës dhe Chambery-së

  • Jun 23, 2025
  • 1 min read

Miqësia mes Korçës dhe Chambery-së po thellohet çdo ditë përmes bashkëpunimit konkret dhe shkëmbimeve kulturore me vlera të qëndrueshme.


Kisha kënaqësinë të mirëprisja në Korçë Kryetarin e Bashkisë së Chambery-së, Thierry Repentin dhe Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, në kuadër të Javës Franceze që po zhvillohet në qytetin tonë.


Vizita e tyre forcoi më tej marrëdhëniet mes dy qyteteve tona tashmë të binjakëzuara, duke na dhënë mundësinë të ndajmë nga afër një program të pasur artistik që e ktheu Korçën në një skenë të gjallë të artit bashkëkohor dhe dialogut kulturor europian.


Ekspozita, instalacione digjitale, performanca artistike dhe muzikë moderne, të gjitha këto tregojnë se kultura është ura më e bukur që mund të ndërtojmë mes komuniteteve tona.

Korça mbetet një qytet mikpritës, energjik dhe gjithmonë i hapur ndaj bashkëpunimeve që e pasurojnë dhe e lidhin më fort me botën.


“KORÇA BOOM”


bottom of page