top of page

Mjeke dhe infermiere nën hetim pas reaksionit të një pacienteje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 22
  • 1 min read

Një mjeke dhe një infermiere janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës pas një incidenti me një 56-vjeçare, e cila u dërgua në spital si pasojë e një reaksioni ndaj medikamenteve.


Sipas policisë, mjekimi i kishte përshkruar mjekja 46-vjeçare, ndërsa aplikimi i injeksioneve ishte kryer në banesë nga infermierja 71-vjeçare, aktualisht në pension.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. H., 46 vjeçe, mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere (aktualisht në pension), pasi ditën e djeshme shtetasja F. K., 56 vjeçe, është dërguar në spital si pasojë e një reaksioni nga medikamentet.


Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se mjekimi i është përshkruar nga E. H., ndërsa aplikimi i injeksioneve është kryer në banesë nga A. T. Aktualisht, 56-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page