E RËNDË/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës.
Një 86 vjeçar me iniciale, M.D është gjetur pa shenja jete në një kanal uji.
Sipas Policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është rrëzuar në kanal dhe për pasojë ka humbur jëtën.
“Në fshatin Barkanesh u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. D., 86 vjeç, ku dyshohet se, si pasojë e terrenit të keq, është rrëzuar dhe ka rënë në një kanal uji, duke humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet u referuan në Prokurori, si rast aksidental.
“KORÇA BOOM”



















