RENDITJA/ Laçi dhe Pogradeci i afrohen Skënderbeut, nesër në Kukës fitorja detyrim!
top of page

RENDITJA/ Laçi dhe Pogradeci i afrohen Skënderbeut, nesër në Kukës fitorja detyrim!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Tre ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë nuk kanë sjellë përmbysje në renditje, por kanë konfirmuar se Laçi dhe Pogradeci do të jenë ndjekës hap pas hapi të Skënderbeut duke u munduar të përfitojnë nga çdo gabim i korçarëve.


Fitoret e tyre jashtë fushe sot kanë bërë që në pritje të ndeshjes së të dielës së Skënderbeut, diferenca e kurbinasve me kryesuesit të shkojë përsëri në 4 pikë, ndërsa “liqenorët” kanë 5 pikë më shumë distancë nga kreu.


Ndërkaq, Kastrioti përfitoi nga fitorja ndaj Lushnjës për t’u ngjitur ne vendin e katërt, edhe pse i shkëputur ndjeshëm nga treshja e parë. Kurse “lagunarët” zhyten edhe më shumë në fundin e tabelës, ashtu si edhe Luftëtari që nuk po arrin të gjejë fitore.


JAVA 17


SOT

Luftëtari-Pogradeci 2-3

Apolonia-Laçi 0-2

Kastrioti-Lushnja 2-1


NESËR


ORA 13:30 Korabi-Burreli

ORA 13:30 Besa-Iliria

ORA 13:30 Kukësi-Skënderbeu

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page