top of page

Dhjetë gola në tre ndeshje spektakël në Kategorinë e Parë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Java e 17 e Kategorisë së Parë ka vijuar sot me zhvillimin e tre ndeshjeve, pasi një prej takimeve u shty për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme.


Në fokus ishin fitoret në transfertë të Laçit përballë Apolonisë dhe të Pogradecit ndaj Luftëtarit, ndërsa e vetmja fitore në shtëpi u regjistrua nga Kastrioti, që mposhti Lushnjën. Në këto tre takime u shënuan gjithsej dhjetë gola, duke dhuruar një pasdite të pasur me emocione dhe spektakël.


Ajo që ra në sy ishte lehtësia me të cilën u realizuan disa prej golave, për shkak të gabimeve të shumta në repartin mbrojtës dhe pasigurisë së portierëve, të cilët shpesh u gjendën të papërgatitur.


Në sfidën mes Luftëtarit dhe Pogradecit, miqtë triumfuan me rezultatin 3-2 në një ndeshje të luftuar, ku u shënuan pesë gola dhe u regjistruan edhe dy kartonë të kuq. Kastrioti arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Lushnjes, ndërsa Laçi konfirmoi formën e mirë duke fituar 2-0 në transfertë ndaj Apolonisë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page