Përplasje e fortë mes dy makinave, ndërhyrje emergjente e ambulancave
- Korca Boom
- 27 minutes ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në afërsi të paraburgimit të Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment me fluks të lartë lëvizjeje.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar parakalimi nga njëri prej automjeteve, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes mjeteve.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesit e të dy automjeteve si dhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga mjekët.
"KORCA BOOM"



















