top of page

“Dhunuesi i varreve” identifikohet nga kamerat, arrestohet 20-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar dhe dhunuar. Hajdutët hynin gjatë natës në ambjentet e brendshme të varrezave, shqyen dhe vidhnin nga varret gotat dhe materialet e zbukurimeve prej bronxi dhe metali, si dhe kangjellat rrethuese. Madje, ata kanë dëmtuar edhe mermeret e varreve.


Më pas, të gjitha materialet e vjedhura shiteshin për skrap.

Nëpërmjet identifikimit nga kamerat e sigurisë dhe verifikimeve në pikat e grumbullimit të hekurishteve në qarkun e Beratit, një person i dyshuar si “dhunues i varreve” u identifikua nga policia e Beratit. Për të, Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page