Klubi i Teutës kërkon masa të menjëhershme pas sulmit ndaj lojtarëve
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Teuta, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar FSHF-së të marrë masa për dhunën që ndodhi gjatë ndeshjes ndaj Flamurtarit, pasi pamjet janë të qarta.
Sipas postimit të klubit: Një episod i paprecedentë dhune u regjistrua gjatë ndeshjes, ku futbollistët e Teutës u sulmuan nga kundërshtarët dhe tifozët. Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që hynë në fushë në minutën e 69-të.
Ngjarja shkaktoi një shok psikologjik tek lojtarët, por delegati i ndeshjes kërkoi që loja të vazhdonte dhe urdhëroi policinë të boshatiste tribunën përballë. Edhe pse KF Teuta nuk ishte dakord dhe lojtarët ndiheshin të rënduar psikologjikisht, ata pranuan të vazhdonin ndeshjen pas urdhrit të delegatit.
Klubi ka edhe një tjetër video ku tifozët nuk u larguan nga stadiumi dhe shkuan në tribunën pas porte. Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masa për këtë ngjarje dhe të zbardhet dinamika e saj, duke u shprehur se skena të tilla nuk duhet të përsëriten, pasi njollosin futbollin shqiptar.
"KORCA BOOM"


















