Modelja shqiptare ndez rrjetin me një fustan të guximshëm
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Modelja shqiptare Melissa M ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive të reja në “Instagram”, ku shfaqet me një fustan të zi me prerje të guximshme.
Në vetëm pak orë, postimi i saj ka mbledhur mijëra pëlqime dhe komentet nuk kanë munguar. Ndërkohë, në rrjet është hapur diskutimi mes atyre që e vlerësojnë për vetëbesimin dhe atyre që e kritikojnë për kalimin e kufijve mes stilit dhe ekspozimit.
Melissa është një nga personazhet më të ndjekur në rrjet, me mbi 4 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa njihet edhe për praninë e saj në platformën “OnlyFans”.
Fotot e postuara së fundmi janë të kuruara në detaj dhe e tregojnë modelen duke theksuar format trupore – element që është kthyer në një pjesë të imazhit të saj publik.
Pavarësisht kritikave, duket se Melissa M nuk ndalet. Ajo vijon të mbajë të gjallë praninë e saj në rrjetet sociale, duke ndjekur formulën që i sjell më shumë shikueshmëri dhe ndikim: vetëbesim, guxim dhe stil të dallueshëm.
“KORÇA BOOM”
