Përleshje e dhunshme në parlament, deputetët përfshihen në grushte
- 1 day ago
- 1 min read
Një situatë e rëndë është regjistruar në parlamentin e Gjeorgjia, ku një seancë e zakonshme pyetjesh dhe përgjigjesh ka degraduar në përleshje fizike mes deputetëve të opozitës dhe shumicës.
Incidenti raportohet të ketë nisur pas komenteve të deputetit të opozitës “For Georgia”, Giorgi Sharashidze, lidhur me rolin e kryeministrit Irakli Kobakhidze gjatë vizitës së presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Tbilisi.
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë deputetë që përfshihen në fyerje verbale dhe më pas në grushte, me përplasjen që zgjati disa minuta brenda sallës plenare.
Sipas raportimeve, përplasja fillestare ka nisur mes deputetëve Irakli Kheladze nga “Georgian Dream” dhe Giga Parulava nga “For Georgia”, por më pas në konflikt janë përfshirë edhe ligjvënës të tjerë nga të dyja palët.
Në incident janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të shumicës, mes tyre Lasha Talakhadze dhe Archil Gorduladze, ndërsa kryeministri Irakli Kobakhidze dhe anëtarë të kabinetit kanë ndjekur ngjarjen nga distanca.
Shërbimet e sigurisë parlamentare ndërhynë për të nxjerrë deputetët e opozitës nga salla, ndërsa përplasja vijoi për disa momente edhe jashtë saj. Pas incidentit, në ambientet e parlamentit janë parë edhe shërbimet emergjente.
“KORÇA BOOM”
















