top of page

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres, në terren forca të shumta kërkimi

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku bashkëshorti i ministres së Çështjeve Familjare, Eugenia Roccella, rezulton i zhdukur në ujërat e Liqeni Vico, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Roma.


Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Luigi Cavallari ndodhej në një varkë së bashku me bashkëshorten e tij, kur ra papritur në ujë dhe nuk u pa më të dilte në sipërfaqe.


Burime mediatike bëjnë me dije se vetë ministrja ka ngritur alarmin rreth orës 17:30, pasi pa bashkëshortin e saj në vështirësi dhe të paaftë për të dalë nga uji.


Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë u aktivizuan operacione intensive kërkimi dhe shpëtimi.


Në terren ndodhen forca të policisë, zjarrfikësit, njësitë e specializuara të zhytjes si dhe ekipet e emergjencës, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e Luigi Cavallari.


Deri tani nuk ka ende informacione të reja mbi fatin e tij, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page