top of page

Momente paniku, i riu i a*matosur terrorizon klientët

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka hyrë i armatosur në një lokal, duke kanosur klientët dhe dhunuar pronarin.


Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet M. C. u lokalizua dhe u vu në pranga pas disa orësh kërkimesh në zonën e Shkëmbi i Kavajës, në bashkëpunim mes Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Komisariati i Policisë Kavajë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në lagjen nr. 2, ku 28-vjeçari dyshohet se ka hyrë i armatosur në një bar-kafe, duke kërcënuar klientët dhe duke goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.


Pas ndërhyrjes së policisë, autori është larguar me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar një mjet të parkuar. Gjatë ndjekjes, ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër, përpara se ta braktiste dhe të largohej në këmbë.


Pas disa orësh operacion, policia arriti ta kapë. Gjatë tentativës për arratisje, ai ka hedhur armën e zjarrit, e cila u sekuestrua më pas si provë materiale. Gjithashtu, në automjetin tip “Range Rover” u gjet një krehër me municion luftarak.


Nga hetimet paraprake rezulton se 28-vjeçari ka precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page