top of page

Momente terrori në fushë, futbollistët përfshihen në sherr të dhunshëm, dyshohet përdorim a*me

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një ndeshje futbolli amator në Skoci është kthyer në një skenë dhune të rëndë, pasi lojtarët e Irvine United dhe Kilwinning United u përplasën gjatë sfidës. Incidenti ndodhi në minutën e 79-të, kur loja u ndërpre dhe situata doli jashtë kontrollit.


Sipas raportimeve të "The Scottish Sun", një prej lojtarëve të Irvine United dyshohet se ka sulmuar me armë zjarri një kundërshtar gjatë konfliktit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente kaotike, ku futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave përfshihen në përleshje fizike.


Policia skoceze ka nisur një hetim për incidentin dhe ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vendngjarje. Autoritetet po verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa klubet përkatëse pritet të përballen me masa disiplinore nga federata lokale.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page