top of page

Mos ma vendos gjobën, të lutem, jam në shkollë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

“Mos ma vendos gjobën, të lutem, jam në shkollë.” – Me këtë shënim të vendosur në xhamin e makinës, një studente në Tiranë u përpoq t’i shmangej një gjobe të mundshme, pasi kishte parkuar gabim pranë universitetit ku studion. Për shkak të mungesës së hapësirave të parkimit dhe distancës së madhe nga banesa e saj, vajza tregon se shpesh është e detyruar të udhëtojë me makinë.


Teksa policët patrullonin në zonë, ajo priste në ankth mundësinë që makina t’i gjobitej. Por situata mori një kthesë krejt të papritur dhe të bukur. Në vend të gjobës, vajza gjeti një copë letre të vendosur nga efektivët, me një mesazh plot humor dhe mirësjellje.


“Vetëm mëso në shkollë, dhe herë tjetër mëso të parkosh, mike”, shkruhej në letrën e policëve.


Studentja u surprizua nga ky gjest i papritur, të cilin e përshkroi si një moment të rrallë mirëkuptimi dhe humanizmi nga ana e forcave të rendit. Ajo ndau historinë me JOQ Albania, duke theksuar se ky reagim i preku dhe i dha një mësim të vlefshëm, por edhe një ditë më të mirë.


“Ka akoma policë të mirë që të kuptojnë dhe sillen me zemër. I përshëndes me shumë respekt policët që menduan për mua!”, shkruan ajo në mesazhin e saj.


Një histori e vogël, por një kujtesë e bukur se edhe gjestet më të thjeshta mund të sjellin dritë dhe buzëqeshje në një ditë të zakonshme.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page