Ditë me diell/ Parashikimi i motit për ditën e enjte, 11 dhjetor 2025
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi forcës në det parashikohet 1-2 ballë.
“KORÇA BOOM”



















