78-vjeçari T.L. i zhdukur gjendet pas kërkimeve intensive nga policia dhe shërbimet e kufirit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Më datë 11.12.2025, në Komisariatin e Policisë Devoll, familjarët e shtetasit T.L., 78 vjeç, banues në Bilisht, kallëzuan se ky shtetas, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, ishte larguar nga banesa.
Si rezultat i kërkimeve, 78-vjeçari u gjet nga shërbimet e kufirit të gjelbër, të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe të Komisariatit të Policisë Devoll, në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll. Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dorëzua familjarëve të tij.
KORCA BOOM"



















