top of page

Këshilli i Ministrave vendos trajtimin me ushqim për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe personat nën mbikëqyrje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2, shkronja “c”, e 4, të nenit 104 të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur rregullimin e të drejtës për trajtim me ushqim pa pagesë, për disa kategori personash si më poshtë:


  1. Punonjësit e Policisë së Shtetit

    • Me normën “një vakt drekë” kur kohëzgjatja e punës është 8 orë.

    • Me normën “tri vakte” kur punonjësi angazhohet në gatishmëri, shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përballimin e situatave emergjente, fatkeqësive natyrore, aktivitete apo tubime, kur koha e punës tejkalon 8 orë.

  2. Punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare në Akademinë e Sigurisë

    • Trajtohen me normën “tri vakte”.


  3. Studentët dhe kursantët që kryejnë trajnim të detyrueshëm në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit

    • Me normën “një vakt drekë” kur trajnimet zgjasin një ditë pune (8 orë).

    • Me normën “tri vakte” kur kohëzgjatja e trajnimit është më shumë se një ditë. Për ditën e parë të trajnimit, trajtimi bëhet për vaktet “drekë” dhe “darkë”, ndërsa për ditën e fundit për vaktet “mëngjes” dhe “drekë”.


  4. Të trajtuarit me normën “tri vakte” pa pagesë për kategori të tjera

    • Shtetasit e huaj që hyjnë ilegalisht në territorin e Shqipërisë, deri në sqarimin e pozitës së tyre.

    • Shtetasit shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera, deri në sqarimin e pozitës së tyre.

    • Shtetasit e ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës ose deri në transferimin e tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ky vendim synon të sigurojë kushtet e nevojshme për ushqimin e punonjësve dhe të personave nën mbikëqyrje gjatë shërbimit dhe procedurave verifikuese.

KORCA BOOM"

ree

bottom of page