Lajm i fundit nga Ministria e Brendshme: Shkarkime nga detyra
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra i zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj. Vendimi është marrë në bazë të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
Në Ministrinë e Brendshme, kjo është shkarkimi i dytë i një zëvendësministri brenda pak javësh, pasi më parë, zv/ministri Andi Mahila u largua nga detyra pas kapjes duke konsumuar cigare në ambientet e mbyllura.
KORCA BOOM"



















