top of page

Mot i qëndrueshëm dhe kthjellime, njihuni me parashikimin për sot

  • 2 days ago
  • 1 min read

Kushte atmosferike të qëndrueshme do të dominojnë në vend gjatë ditës së sotme, duke favorizuar mot të qetë dhe pa reshje.


Sipas parashikimit, pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave të pakta deri mesatare.


Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.


Ndërkohë, kushtet në zonat detare do të mbeten të favorshme, me valëzim të ulët në detin Adriatik dhe Jon, i parashikuar në forcën 1 deri në 2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page