Moti i keq, 2 avionë nuk ulen dot në Aeroportin ‘Nënë Tereza’! Vijnë vërdallë në ajër për disa minuta
- Korca Boom
- Aug 30
- 1 min read
Një avion i linjës Paris-Tiranë dhe një tjetër i linjës Varshavë-Tiranë kanë ardhur vërdallë në det, në pamundësi për t’u ulur në Aeroportin Nënë Tereza.
Kjo si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje të dendura shiu që ka përfshirë prej disa minutash vendin tonë.
Fillimisht reshjet e shiut nisën në Tiranë, më pas në Durrës, ku pjesa më e madhe e qytetetit është zhytur nën ujë dhe sëfundmi edhe në Vlorë.
Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i keq pritet të zgjasë deri ditën e nesërme. Qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme, për të shmangur rrezikun.
“KORÇA BOOM”



















