top of page

Moti i keq/ Shembet segmenti Lozhan-Moglicë, 8 familje mbeten të bllokuara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa akse rrugore të Bashkisë Maliq.


Një ndër dëmtimet më serioze është shembja e një segmenti të rrugës së vjetër Lozhan-Moglicë, e cila ka sjellë izolimin e 8 familjeve në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për shkak të shembjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bërë i pamundur.


Nga ana e bashkisë, ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë punën për hapjen e një bypass provizor, me qëllim krijimin e një rruge alternative që do të mundësojë lëvizjen e banorëve deri në rikthimin e plotë të qarkullimit. Punimet po vijojnë me intensitet për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës.


Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe shkarje dherash në rrugën e fshatit Kakaç.


Specialistët e bashkisë ndodhen në terren duke kryer inspektime dhe studimin e zonës, pasi janë konstatuar dhe lëvizje të tjera të terrenit që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm.


Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve, aktualisht aksi mbetet i kalueshëm për mjetet, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të mëtejshme, nëse situata e motit përkeqësohet./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page