top of page

Moti për sot: Shi në të gjithë vendin dhe shtrëngata

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.


Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale.


Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.


Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page