“Më goditi në fytyrë”, zbardhet dëshmia e drejtorit pas konfliktit me vartësin
- Jun 10
- 1 min read
Kanë dalë detaje të reja nga përplasja fizike mes drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, Dhimitraq Prishka, dhe Benard Fejzollari, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas dëshmisë së dhënë nga Prishka para hetuesve, konflikti ka nisur pas debateve që lidhen me lëvizjen nga detyra të Fejzollarit dhe një punonjëseje tjetër, të cilët ushtronin funksione pranë kësaj agjencie. Sipas tij, situata u tensionua pas procesit të ristrukturimit të institucioneve shtetërore, që çoi edhe në shkrirjen e agjencisë me vendim të Këshilli i Ministrave.
Prishka ka deklaruar se fillimisht është ofenduar me fjalë fyese nga Fejzollari, ndërsa më pas debati verbal ka kaluar në përplasje fizike. Ai pretendon se është goditur fillimisht me shuplakë në fytyrë dhe më pas me grusht.
Sipas të njëjtës dëshmi, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve ka reaguar duke e goditur Fejzollarin vetëm për t’u mbrojtur nga sulmi. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e Fejzo
“KORÇA BOOM”
















