top of page

“Më ka bërë gruan xheloze!”/ Rrëfimi i papritur i Rogertit për Juelën

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania, Rogerti, një nga finalistët, ka bërë një deklaratë që ka trazuar jo pak ujërat brenda dhe jashtë shtëpisë. Ai pranoi se ka pasur një pëlqim për Juelën, por është përmbajtur për shkak se është i martuar.


Pas daljes nga shtëpia, në “Post Big Brother”, Juela reagoi e habitur ndaj kësaj deklarate, duke u shprehur se ndoshta Rogerti është keqkuptuar ose “është shprehur gabimisht”.

Por Rogerti nuk e la me kaq. Me një ton të drejtpërdrejtë, ai iu përgjigj: “Kush moj është shprehur gabimisht?”


Debati mes tyre vijoi edhe gjatë Prime-it të mbrëmjes së kaluar.


Juela u shpreh: “Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime është dedikim për ty… po ti pse u përlote?”


Rogerti iu përgjigj: “Sepse ti sakrifikove…”


Ajo shtoi se ishte shumë e lumtur që ai arriti në finale, ndërsa Rogerti i ktheu: “Nuk më ke mbrojtur aq sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë.”


Në një moment ndërhyri moderatori Ledioni, duke e pyetur hapur: “Nëse nuk do ishe i martuar, a do të kishe pëlqim për Juelën?”


Përgjigjja e Rogertit ishte e prerë: “Patjetër o vëlla. Madje më ka bërë edhe gruan xheloze. Ajo është takuar dy herë me Juelën në kafe.”


Nga ana tjetër, Juela vazhdoi të distancohej nga kjo ide, duke theksuar: “Ai është shprehur gabimisht. Nuk më pëlqen në atë aspekt, por si njeri më pëlqen shumë.”


Së fundmi, Rogerti reagoi sërish: “Kush është shprehur gabimisht moj?”, duke e mbajtur të hapur këtë debat edhe për publikun.


Kujtojmë se pas përfundimit të eksperiencës në BBVA, Rogerti ka nisur me koncerte, ndërsa Juela ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja muzikore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page