Ndahet nga jeta një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare
top of page

Ndahet nga jeta një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa, një nga figurat e dashura të skenës dhe humorit në Fier.


Për shumë vite, ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë me interpretimet e tij emocione dhe buzëqeshje për breza të tërë spektatorësh.


Me talentin, përkushtimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, Sotir Stefa ka lënë pas një trashëgimi të çmuar në artin dhe kulturën fierake. Kolegët dhe publiku e kujtojnë si një artist të respektuar dhe një njeri me vlera të rralla.


Largimi i tij përbën një humbje të madhe për komunitetin artistik dhe për qytetin e Fierit.

I paharruar qoftë kujtimi i tij.

U prehtë në paqe!

“KORÇA BOOM”


bottom of page