top of page

Ndahet nga jeta papritur polici i burgjeve, drejtori mesazh të ndjerë për familjen dhe kolegët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Ndahet nga jeta nje prej efektivave te burgjeve, inspektori Sokol Visha.


Per ngjarjen, ka reaguar drejtori i burgjeve Klevis Qose i cili me ane te nje mesazhi shpreh dhimbjen per ndarjen nga jeta te efektivit dhe ngushellime per familjen dhe koleget.


Mesazhi:  


Lamtumirë Inspektor Sokol Visha. Sot u shua një zemër e mirë, një njeri i ndershëm dhe një profesionist shembullor.


Humbja e Inspektor Sokol Vishës na ka prekur thellë — koleg, mik dhe bashkëpunëtor i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.


Në punë ishte i qetë, korrekt dhe i përkushtuar; në jetë, i thjeshtë, fisnik dhe gjithmonë gati për të ndihmuar të tjerët.


Do të na mungojë fjala e tij e matur, buzëqeshja dhe prania që sillte qetësi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë kolegët që ndajnë këtë dhimbje.


Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat tona, si shembull njeriu e profesionisti.

U prehtë në paqe!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page