top of page

Ndryshime në Polici, lëvizje drejtuesish në disa qarqe

1 hour ago
1 min read

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë vendosur disa lëvizje dhe emërime të reja në drejtimin e strukturave vendore dhe komisariateve.


Dritan Lena, i cili deri tani mbante detyrën e Shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.


Ndryshime ka edhe në drejtimin e disa komisariateve. Kryekomisari Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë.


Ndërkohë, Komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.


Në Tropojë, detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë do të mbulohet me komandim nga Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë.


Lëvizjet janë bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page