Humbi jetën në aksident, zbulohet identiteti i viktimës
Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 11:45 në aksin rrugor Bulqizë–Kraste.
Sipas njoftimit të Policisë, një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Arber Barhami.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit.
“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë-Krastë, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi A. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton Policia.
“KORÇA BOOM”
















