Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë, ja emrat e kryekomisarëve të transferuar
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Janë kryer ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku disa kryekomisarë dhe komisarë janë transferuar në detyra të reja brenda Tiranës dhe në qarqe të tjera të vendit.
Ky rotacion vjen në kuadër të ndryshimeve periodike të drejtimit vendor, me synim rritjen e eficiencës operacionale, përmirësimin e punës në terren dhe forcimin e rendit e sigurisë publike në të gjithë territorin.
Emrat e drejtuesve që janë transferuar:
- Kryekomisar Besmir Qibini, nga shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet shef i Komisariatit nr. 3 Tiranë. 
- Komisar Besmir Dervishi, nga shef i Komisariatit nr. 3 Tiranë, emërohet shef i Komisariatit nr. 5 Tiranë. 
- Kryekomisar Idriz Daulle, nga shef i Komisariatit nr. 5 Tiranë, emërohet shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë. 
- Kryekomisar Robert Losha, nga shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë, transferohet si shef i Komisariatit të Policisë Mat. 
- Kryekomisar Ervis Sançolli, nga shef i Komisariatit Mat, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Lezhë. 
- Komisar Oltion Gjoni, nga shef i Komisariatit Lezhë, transferohet si shef i Komisariatit Kukës. 
Këto ndryshime konsiderohen pjesë e procesit të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllim ruajtjen e standardeve të drejtimit dhe shmangien e rutinës në detyrë.
"KORCA BOOM"



















