top of page

Ndryshime surprizë në kabinetin qeveritar: kush largohet dhe kush merr pushtet të ri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 5, 2025
  • 1 min read

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku janë miratuar disa vendime në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe administratës publike.


Në kuadër të ndryshimeve, Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë. Martin Kajo merr detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, duke zëvendësuar Sokol Dumën.


Gjithashtu, Holta Duda emërohet prefekte e Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar Majlinda Angonin. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e efikasitetit në administratën publike dhe forcimin e drejtimit të ministrive.

"KORCA BOOM"


bottom of page