top of page

Ndryshimet në polici, anulohet gara për drejtuesit e tre departamenteve kryesore

  • 4 minutes ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka anuluar procedurën e konkurrimit për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve kryesore të institucionit, vetëm pak javë pasi ishte shpallur thirrja për aplikime.


Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi të datës 28 korrik 2026, ku sqarohet se anulimi lidhet me ndryshimet e miratuara në ligjin nr. 82/2024 "Për Policinë e Shtetit" dhe me procesin e ristrukturimit të institucionit.


Bëhet fjalë për garën e shpallur më 2 korrik 2026 për pozicionet e drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.


Sipas Policisë së Shtetit, ndryshimet ligjore sjellin riorganizimin e strukturës së institucionit, çka e bën të nevojshëm anulimin e procedurës së nisur.


Në njoftim theksohet se ky vendim është marrë për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe me mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët, në përputhje me strukturën e re organizative.


Policia sqaron se gara do të mbetet e anuluar deri në zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore dhe përfundimin e ristrukturimit të institucionit, pas së cilës pritet të hapet një procedurë e re konkurrimi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page