Ndryshojnë çmimet e karburanteve – vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës
- 54 minutes ago
- 1 min read
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar më 2 maj 2026, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes si për tregun me pakicë ashtu edhe për atë me shumicë.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, i standardit SSH EN 590, nuk duhet të jetë më shumë se 206 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 194 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 184 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 172 lekë për litër.
Autoritetet bëjnë me dije se këto çmime kanë hyrë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 16:00 e datës 2 maj, dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të ri të bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e mundshme të tregut.
Institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar të gjithë operatorët e tregtimit të nënprodukteve të naftës për zbatimin rigoroz të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve, do të merren masa të ashpra, deri në pezullimin e aktivitetit të subjekteve që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.
Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë angazhimin për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

“KORÇA BOOM”
















