Nga 13 në 19 lojtarë, lëvizja e fundit e Skënderbeut para sfidës
- 6 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu kishte vetëm 13 lojtarë të federuar deri ditën e djeshme, ndërsa sot, në ditën e ndeshjes, klubi ka bërë ndërhyrjet e nevojshme. Akademia i ka ardhur në ndihmë ekipit të parë, duke federuar edhe 6 lojtarë të tjerë.
Bardhekuqtë vijojnë të jenë në garë me kohën për zhbllokimin e merkatos. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje në kohë, Skënderbeu do të detyrohet të përballet me Vllazninë me ndihmën e lojtarëve të akademisë, një situatë e ngjashme me atë të Vllaznisë në ndeshjet europiane.
Të federuar deri dje:
Marko Alia
Ilir Dobjani
Kleart Grazhdani
Dejvid Janaqi
Baba Hamadu Musa
Flavio Shkëmbi
Mohamed Ndiaje
Klevis Shaqe
Kosta Vangjeli
Ergi Zenullari
Abubakar Salim
Saleh Nasr
Çarls Bismark
Të federuar sot:
Stavro Grabocka
Emanuel Chukwunyere
Deivi Ameli
Sajmir Koçibelli
Spasjan Nasto
Endri Agolli
“KORÇA BOOM”
















