Nga vijnë paratë? Policia nis verifikimet për dhjetëra automjete, dyshime për pasuri të paligjshme
- 1 hour ago
- 1 min read
Në fokus të operacionit është verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë me të cilën janë blerë automjetet. Gjatë kontrolleve janë verifikuar dhjetëra mjete, ndërsa policia ka përdorur pajisje të posaçme për kontrollin e të dhënave identifikuese të tyre.
Pas verifikimit në sistemet përkatëse, janë kryer kontrolle të mëtejshme për të përcaktuar pronësinë, origjinën dhe historikun e automjeteve, me qëllim evidentimin e çdo parregullsie të mundshme.
Në të njëjtën kohë, policia ka verifikuar edhe burimet e të ardhurave të personave të lidhur me këto mjete, për të evidentuar raste kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtari kriminale ose kur automjetet mund të jenë pjesë e skemave të trafikimit të paligjshëm.
“KORÇA BOOM”
















